Monday, 15 March 2021

Zyrtarja e LDK-së: Gabuam kur e përjashtuam Vjosën dhe e rrëzuam Qeverinë Kurti

 

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se LDK’ja ka gabuar kur e ka përjashtuar Vjosa Osmanin dhe e ka rrëzuar Qeverinë Kurti, raporton Gazeta Express.

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo ka thënë se ajo nuk e ka votuar përjashtimin e Osmanit.

Ndërsa, është shprehur se është dashur që mos ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, në mënyrë që qytetarët ta shohin se si po udhëheq ai, e si po dështon në procese të mëdha.

“Gabimi ynë ka qenë përjashtimi i zonjës Osmani. Unë kam votuar kundër përjashtimit të saj. Gabimi tjetër ka qenë rrëzimi i Qeverisë Kurti, që të binden qytetarët se si do të udhëheq ai. Ai ka pasur shumë procese të mëdha para vetes dhe do të dështonte”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Bunjaku nuk e ka pritur mirë moszgjidhjen e Lutfi Hazirit si kryetar të LDK’së. Megjithatë ka premtuar mbështetje për kryetarin e ri.

0 Komentues: