Saturday, 20 March 2021

Vjen paralajmërimi i fortë nga BE, zbulohet ç’do ndodhë në muajin qershor nëse nuk pranojmë që të…

 

Një k ërcënim është bërë nga Komisioni Europian për vendosjen e kufizimeve të vizave për shtetet jo-anëtare të bllokut të cilat refuzojnë të marrin mbrapsht qytetarët e tyre.

Komisioneri i promovimit të mënyrës europiane të jetesës, Margaritis Schinas ka deklaruar se Brukseli po shikon mundësitë për të inkurajuar vendet e treta të rimarrin emigrantët, dhe mes mënyrave që ai mund të përdorë, do të jetë përdorimi i vizave si formë presioni e shtuar mbi elitat politike të vendeve ku emigracioni është në nivele të larta.

“Ky është një mjet i ri që kemi në dispozicion, i ashtëquajturi kod i vizave që na lejon të vlerësojmë një pjesë të 35 vendeve për të parë nivelin e tyre të bashkëpunimit dhe ne në këmbim, do të përcaktojmë dhënien e vizave. Është një strukturë e re, ne jemi në fazën e parë të vlerësimit dhe në qershor do të dalim me propozime e veprime konkrete. Procesi është në vazhdim. Nuk dua të përmend vende të caktuara, por dua të them se ky është një mjet mjaft i rëndësishëm për ngritjen e dimensionit të jashtëm të politikës sonë të emigracionit”, u shpreh Margaritis Schinas .

Edhe pse numri i emigrantëve ka rënë në Europë, vitin e kaluar, duke qenë së kujfitë u mbyllën për shkak të pandemisë, kjo çështje vazhdon të mbetet një gjemb në shpinë për mjaft vende anëtare te BE-së. Lista e shteteve të diskutuara nuk është bërë ende publike.

Shqipëria është mes 10 vendeve të para për nga numri i lartë i azilkërkuesve në krah të Sirisë e Afganistanit. Një shqetësim të BE-në duket se e përbën në mënyrë të veçantë Turqia e cila që prej gushtit nuk ka marrë mbrapsht asnjë refugjat.

0 Komentues: