Friday, 19 March 2021

Rinia spo na duan neve se nuk kanë MEND në kokë, turp ju qoftë

 

Humbja në komunën e Podujevës ka shkaktuar një kaos të madh në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Podujeva gjithmonë është njohur si bastion i paprekshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës qysh nga koha e Presidentit Ibrahim Rugova, por kalaja e LDK-së në Podujevë u rrënua duke pësuar humbje drastike dhe të pa pritshme nga Lëvizja Vetëvendosje, respektivisht nga kandidati i kësaj partie profesor Shpetim Bulliqi.

Humbja në Llap i detyroj zyrtarët e LDK-së që menjëherë të thirrin mbjedhje të kryesisë ku diskutuan për humbjen e kësaj komune të udhëhequr rreshtazi nga kjo parti.Ndër të tjerash zytarët e kësaj partie u shprehen të bindur se do ta kthejnë komunën e Podujevës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh mjaft i mllefosur me humbjen e pësuar dhe premtoj që LDK-ja do ta rikthej Llapin menjëhere në zgjedhjet e ardhshme, ku për këtë humbje bëri fajtor edhe rinin e Podujevës e cila është joshur nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë këta janë persona të cilët janë shkurt-pamës dhe nuk kanë mend në kokën e tyre të rezonojnë më larg.


0 Komentues: