Monday, 29 March 2021

Qeni shpëton pronaren që ra pa ndjenja, reagimi i tij i lë pa fjalë të gjithë (VIDEO)

 

Një qen është duke u konsideruar si hero në Kanada. Kafsha, ia ka kthyer më së miri “borxhin” familjes që e birësoi duke i shpëtuar një pjesëtar të saj.

Po si ndodhi kjo? Haley Moore, ishte duke ecur pranë lagjes së saj në Stittsville me qenushin e quajtur Clover, kur papritur pësoi një krizë, e u shtri pa ndjenja përdhe.

Menjëherë këtu hyri në veprim qenushi, fillimisht ai nisi të nuhaste Haleyn, e më pas nisi të shikonte mos kalonte ndonjë makinë. Pasi arriti të lirohej nga litari që mbante në qafë, Clover, detyroi një automjet të ndalonte, në mënyrë që të ndihmonte të zoten e tij. Në ndihmë së resë i erdhi Dryden Oatway.

0 Komentues: