Saturday, 20 March 2021

Propozimi befasues: Ja kushtet e LDK-së që ta votojë Vjosën presidente, ndryshe zgjidhet dikush tjetër

 

Publicisti dhe analisti politik nga Shqipëria, Rexhep Shahu, në një opinion të publikuar në gazetën “Bota sot”, ndër tjerash ka shkruar se LDK duhet t’i vendos kushte Vjosa Osmanit, nëse kjo e fundit dëshiron votat e deputetëve të LDK-së për presidente.

“Nëse Vjosa Osmani don votat e LDK, atëherë deputetët e saj të listës së saj, duhet të përkulen, të hyjnë nën harkun që ua ngre LDK dhe të kthehen në grupin parlamentar të LDK natyrisht disa me dëshirë e disa pa dëshirë, por të kthehen nëse e duan Vjosën presidente. Në këtë rast më shumë fiton Vjosa e me pak fiton LDK, por fiton diçka, çmonton një skemë të pandershme dhe i tregon Vjosës se pa LDK je asgjë politike”, shkruan Shahu në opinionin e tij.

“LDK nëse voton Vjosën pa këto kushte, automatikisht shndërrohet në një tepricë e pavlerë politike të cilën mund ta përdorë Vjosa e Albini si leckë me fshi korridoret e politikes. Nëse ndodh kjo do t’i rëndojë shumë LDK nesër”, shkruan më tej Shahu.

Më tej, Shahu ka shkruar se mund të zgjidhet edhe dikush tjetër presidente në vend të Vjosa Osmanit, në mënyrë që vendi të mos shkojë përsëri në zgjedhje të reja.

“Ben edhe tjetërkush me u zgjedhë president i Kosovës e jo vetëm Vjosa. Nëse nuk duan destabilizim, nëse duan të mos shkohet në zgjedhje, partia fituese dhe Albini të nxjerrin kandidat tjetër veç Vjosës dhe LDK mund ta votojë nëse nuk ndodh që grupi i Vjosës të shkrihet në LDK. Të nxjerrin një autoritet të lartë moral akademik jo ushtar politikë, jo ushtar të askujt nga politika për president. Por mendoj se Vjosën pa kushtet e mësipërme nuk ka pse e voton LDK”, shkruan Rexhep Shahu në opinionin e tij.

0 Komentues: