Saturday, 20 March 2021

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës në Zvicër?

 

Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane.

Tani, një studim krahasimtar i bërë nga portali i krahasimeve online, “Comparis” ka konfirmuar dhe përforcuar me fakte ekzistimin e diskriminimit në këtë fushë.

Pra “Comparis” zbulon se shoferët nga Ballkani dhe nga Turqia po zhvaten dhe se çdo kompani e sigurimeve ka idenë e saj për “shkallën e rrezikshmërisë” së shoferëve nga nacionalitete të caktuara.

Ju, për shembull, kurrë nuk keni shkaktuar ndonjë dëm në komunikacion, por megjithatë do të paguani dy herë më shumë se të tjerët për sigurimin e makinës?

Tingëllon e paimagjinueshme, por është fare e thjeshtë, nëse, nga këndvështrimi i kompanisë së sigurimeve, ju keni pasaportën “e gabuar”, shkruan blick.ch.

Pra, siç zbulon “Comparis.ch”, shtetasit e huaj në Zvicër shpesh paguajnë dukshëm më shumë se vendësit dhe se sa disa të huaj të tjerë.

0 Komentues: