Thursday, 4 March 2021

Lopët kalojnë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë

 

Përderisa njerëzit ende s’mund të kalojnë lirshëm kufirin e Kosovës me Shqipërinë, këtë po e bëjnë me lehtësi lopët.

Fotografi, Arben Llapashtica ka publikuar një video teksa shihen disa lopë që kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Ato madje, kalojnë normalisht në pikat e kontrollit që gjenden në kufi mes dy shteteve.

Ndryshe, kufiri mes Kosovës e Shqipërisë nuk është hapur ende, teksa një gjë e tillë pritet të ndodhë në fillim të muajit qershor,  ose në fund të majit.

0 Komentues: