Tuesday, 16 March 2021

Ky është orari për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferi të kategorisë “B”

 

Departamenti për Patentë-shofer, në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka njoftuar lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim teorik në kategorinë “B”.

Në njoftim thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, paraqitja do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.

Ndërkaq, MI-ja thotë se paraqitjen e provimit e bënë kandidati ose ndonjëri nga anëtarët e familjes (babai, nëna, motra, vëllai, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja). Kandidati ose ndonjëri nga anëtarët e familjes me rastin e paraqitjes së provimit duhet të prezantojë letërnjoftimin, sipas Udhëzimit Administrativ NR. 14/2017.

Po ashtu, thuhet se Ministria së shpejti do t’i njoftojë kandidatët edhe për datën e fillimit të testit teorik për kategoritë tjera.

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, po ju njoftojmë lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim Teorik ( Test ), kategoria “B” si në vijim ;

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: F, G, GJ testin Teorik mund ta paraqesin nga data 19.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: H, I, J testin Teorik mund ta paraqesin nga data 22.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: K, L, LL, M testin Teorik mund ta paraqesin nga data 23.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: N, NJ, O, P testin Teorik mund ta paraqesin nga data 24.03.2021.

Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Q, R, RR, S, SH testin Teorik mund ta paraqesin nga data 25.03.2021.

Paraqitja e testit teorik do të bëhet sipas orarit në vijim:

0 Komentues: