Thursday, 4 March 2021

Kur pritet të bëhet liberalizimi i vizave? Flet Lajçak

 

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën varet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Duhet të punohet për t’i bindur ato shtete që kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë jam për liberalizimin e vizave, por Bashkimi Evropian është familje e 27 shteteve dhe pa marrë parasysh madhësinë e një shteti, zëri i çdo njërit merret në konsideratë”, ka thënë Lajçak në KTV.

Ai ka thënë se më shumë se lobim, Kosova duhet të punojë më shumë që të sigurojë shtetet që janë kundër liberalizimit.

“Unë e di që Kosova ka përmbushur objektivat e ofruara nga Parlamenti Evropian, por ju duhet të dini se liberalizimi i vizave votohet nga Këshilli Evropian dhe e di që është e komplikuar, por aty duhet të ketë konsensus për vendimin”, ka thënë Lajçak.

Ai nuk ka dhënë një datë të saktë për liberalizimin e vizave, por ka thënë se qeveria duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

0 Komentues: