Wednesday, 3 March 2021

Komunisti plak përshëndet si enverist Albin Kurtin në Shqipëri(VIDEO)

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Lezhës për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.

“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha ai, shkruan Periskopi.

Gjatë ecjes siç shihet në video, Kurti u përshëndet nga një qytetar i moshuar i Shqiprisë në mënyrë të njejtë si komunistët, duke vendosur grushtin në kokë.


0 Komentues: