Friday, 19 March 2021

Ja sa kushton avioni privat i Behgjet Pacollit dhe tetë veturat e tij luksoze

 

Behgjet Pacolli ka pasuri në vlerë prej miliona euro. Vetëm avioni privat i Pacollit kushton rreth 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë euro. Pacolli posedon edhe tetë vetura në vlerë rreth 1 milionë euro, raporton Express.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro. Përveç avionit, Pacolli ka dhe tetë vetura jashtë Kosovës. Ai ka gjashtë mercedesa, të cilët kushtojnë qindra mijëra euro.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë.

Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro.

0 Komentues: