Monday, 15 March 2021

Hiqni 10 kilogramë për 2 java, dieta braziliane një ndër më të fortat!

 

Dieta braziliane është ndër dietat më të famshme, e cila mund t’ju bëj të humbni edhe 10 kilogramë për dy javë. Kjo dietë ekziston në dy variante: e shpejtë dhe normale.

Më poshtë e keni versionin normal, pasi që versioni i shpejt është shumë i varfër në vlerat ushqyese dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj, prandaj nuk rekomandohet.

E hënë – Mëngjes: Një portokall, një banane, një gotë lëng portokalli. Diçka të shpejtë: Një gotë lëng portokalli dhe një tost. Drekë: 100 gramë peshk të zier dhe 100 gramë sallatë me perime të freskëta Darkë: E njëjta gje si në drekë. Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një tost

E martë – Mëngjes: Një vezë të zier dhe një gotë lëng molle. Diçka të shpejtë: Një tost dhe një gotë lëng molle. Drekë: 100 gramë mish të gatuar, dy patate të ziera. Darkë: 200 gramë peshk të zier, një vezë të zier, pjeshka. Para gjumit: Një gotë lëng molle, një tost

E mërkurë – Mëngjes: Një gotë qumësht, një tost. Diçka të shpejtë: 100 gramë djathë. Drekë: 100 gramë oriz, sallatë me lakër të freskët të përzier me një lugë gjelle lëng limoni dhe majdanoz. Darkë: 100 gramë mish të gatuar, një mollë. Para gjumit: Një gotë lëng molle, një tost

E enjte– Mëngjes: Një gotë lëng ananasi, 60 gramë ananas. Diçka të shpejtë: Një gotë lëng ananasi, një rriskë tosti. Drekë: 100 gramë mish të gatuar, një pjesë të vogël djathtë dhe një portokall. Darkë: Dy patate të ziera, sallatë me karote dhe vaj. Mëngjes: Një gotë lëng ananasi dhe një tost.

E premte –  Mëngjes: Një gotë lëng molle dhe një tost të vogël. Diçka të shpejtë: Një mollë dhe një portokall. Drekë: 150 gramë peshk të zier, dy karota të vogla të ziera. Darkë: Supë me perime dhe një copë e vogël bukë. Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një tost

0 Komentues: