Monday, 8 March 2021

Gjermania zgjat Izolimin, por çfarë do të ndryshon tash e tutje

 

Gjermania do të zgjat izolimin edhe për tri javë deri më 28 mars, por duke lehtësuar disa kufizime për të lejuar dyqanet jo-thelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zona me norma relativisht të ulëta të infeksionit.

Pas rreth nëntë orë bisedimesh, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve ranë dakord të mërkurën për masa që synojnë parandalimin rritje së rasteve të reja, transmeton rtv21.tv.

Merkel u zotua se “pranvera 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e një viti më parë”.

Qendra e kontrollit të sëmundjes tha të mërkurën se 9,019 raste të reja me koronavirus u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar gjithsej deri më tani në 2.46 milionë raste.

Kishte edhe 418 vdekje të tjera duke rritur numrin e vdekjeve në Gjermani në 70,881.

Merkel dhe guvernatorët do të bisedojnë përsëri në 22 mars për të diskutuar hapat e mëtejshëm të mundshëm drejt hapjes së jetës publike.

0 Komentues: