Monday, 29 March 2021

Gjermanët po “shparisin” shumë para në bankë, sepse s’po kanë ku t’i shpenzojnë

 

K riza ekonomike ka prekur edhe Gjermanine, sikur shumicën e shteteve të botës për shkak të pandemisë. Megjithatë, populli gjerman po arrinë që të kursejë më shumë para në bankë muajve të fundit.

Sipas të dhënave të “Bundesbankës”, nga janari 2020 deri në janar 2021, depozitat e familjeve private në banka u rritën me 182 miliardë dhe tani arrijnë në 1.73 trilionë euro, shkruan Indeksonline.

Madje, trendi i rritjes së kursimeve është i madh dhe në tre muajt e ardhshëm pritet të jetë në mesatare më të lartë se aktualisht.

Bazuar në statistika, gjatë pandemisë gjermanët kanë tërhequr më pak para nga bankomatët dhe bankat në përgjithësi, ngase nuk po kanë ku t’i shpenzojnë. Bankat gjithashtu kanë regjistruar rënie të ndjeshme të kërkeses për para, shkruan Indeksonline.

0 Komentues: