Wednesday, 17 March 2021

Dy fëmijë në Prishtine gjejnë 100 euro në rrugë dhe i dërgojnë në Polici

 

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar se dy fëmijët e tij të cilët janë nxënës të shkollës “Naim Frashëri”, i kanë gjetur dy bankota 50 euro, që në total bëjnë 100 euro, të cilat bashkë me prindin i kanë dërguar në polici, shkruan Gazeta Metro.

Qytetari Genc Pruthi ka njoftuar se dy fëmijët e tij i kanë gjetur paratë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në kryeqytet.

“Sot fëmijët Adni Pruthi dhe Diell Pruthi duke u kthyer nga shkolla -SHFMU “Naim Frashëri “- Prishtinë ne rrugën Ali Pashë Tepelena perballë pasticeris Agusholli kanë gjetur 2 banknota nga 50€, total vlera 100€. Paratë i kemi dorëzuar ne stacionin e Policisë -Qendër. Personit te cilit i kanë humbur paratë mund te paraqitet në stacionin Policor-Qendër”, ka shkrur ai në grupin “Network Prishtina” në Facebook.

0 Komentues: