Monday, 8 March 2021

Doktorri i njohur shqiptar zyrtarizon dashurinë në Karaibe me burrin e tij

 

Shqiptari i njohur, Tony Selimi, folës motivues, trajner biznesi dhe autor bestseller ishte i ftuar së fundmi tek “Rudina”, ku tregoi se ka kurorëzuar dashurinë në Karaibe me partnerin e tij Todorche Stamenov.

Në lidhjen me skype, Tony tregoi se të dy dëshirojnë të kenë fëmijë dhe dëshira e fundit e nënës së shqiptarit ishte që ai të bëhej me fëmijë.

“Së pari, kur u njohëm në Shkup, ishte një moment shumë i pabesueshëm se çfarë ndodhi në takim tonë të parë. Duke qenë se unë punoj me botën shpirtërore, duke shëruar njerëz. Në momentin që jemi takuar, shpirti i nënës së Teodorit që ndërroi jetë para 8 muajve, ishte prezent afër meje dhe fillova të dëgjoj mesazhet e shpirtit të nënës së Teodorit. Kjo krijoi një shok të madh për Teodorin, i cili trurin e ka nga ana e shkencës. Ai filloi të qante sepse kishte tepër emocione”, rrëfeu Tony.

0 Komentues: