Friday, 19 March 2021

Do të befasoheni: Këtyre veturave më së shpeshti ju kthehen kilometrat

 

Nuk ka dyshim se blerja e një automjeti të përdorur është një proces shumë i kërkuar në të cilin mijëra euro mund të humbasin për shkak të një vendimi të keq.

Kilometrat e makinës janë të dhëna që mund të manipulohen, dhe arsyeja është, sigurisht, dëshira për të mbuluar kilometrazhin.

Gjegjësisht, një makinë me shumë kilometra, mund të jetë shumë e dëmtuar (jo në të gjitha rastet), dhe mundësitë që ajo të pësojë dëme më shpejtë janë të mëdha. Me një fjalë, duke blerë një makinë, që i hiqen kilometrat, blerësi paguan një çmim më të lartë sesa automjeti me të vërtetë ia vlen.

Kompania car Vertical , e cila kontrollon historikun e automjetit bazuar në numrin e shasisë, kreu një sondazh për të përcaktuar se në cilat makina hiqen më shpesh kilometrat. Duke vepruar kështu, ata grumbulluan të dhëna nga baza e tyre e të dhënave të gjera.

Gjatë një periudhe 12-mujore, midis tetorit 2019 dhe tetorit 2020, stafi i carVertical mblodhi të dhëna nga tregje të ndryshme në botë, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Francën, Slloveninë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Letoninë, Bullgarinë, Ukrainën, Serbinë, Gjermaninë, Kroacinë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

0 Komentues: