Thursday, 4 March 2021

Djuric kërcënon e fyen kryeministrin Kurti: Nuk ka vend për të kur të kthejmë Kosovën

 

Drejtorit t ë ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’, Marko Djuric, nuk i pëlqeu ëndrra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për Preshevën, Bujanovcin e Preshevën e ju përgjigj me fyerje e kërcënime, transmeton Gazeta Metro.

Derisa presidenti kosovar tha se ëndërronte deklarata e Djuric përmbante pasaktësi në përgjigjen e tij: “Krahina autonome e Kosovës si dhe komunat Bujanovc, Preshevë e Medvegjë janë dhe do të jenë pjesë e të njëjtit shtet – Republikës së Serbisë”.

Djuric vazhdoi me ofendime e tha se “Hashim Thaçi mundet të ëndërroj që Kosovës së vetëshpallur t’i bashkoj edhe Tahitin apo Xhamajkën, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, ashtu siç nuk do të realizohen as ëndrrat e tij për Bujanovcin, Preshevën e Medvegjën” njofton zyra e tij.

Pas ofendimeve Djuric shtoi edhe kërcënimin me një premtim të tijin se Kosova do të kthehet edhe faktikisht në statusin e Rezolutës 1244 dhe nuk do të ketë vend për të.

“Në vend se të shohë ëndrra të mëdha shqiptare, Thaçi do të duhej të filloj të mendoj për profesion të ri, pasi koha e rapsodëve shqiptarë e krerëve fisnor të luftës ka mbaruar pa kthim” tha Djuric. “Thaçit  mundemi t’i premtojmë se, kur Kosova të kthehet edhe faktikisht në statusin të cilin e ka sipas Rezolutës 1244, në mes të komunave të përmendura dhe krahinës jugore serbe nuk do të ketë asnjë vendkalim administrativ, dhe banorët e Kosovës të cilët nuk kanë fletarrestim të lëshuar nga Republika e Serbisë do të mund të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e shtetit të Serbisë”./gazetametro.net

0 Komentues: