Thursday, 4 March 2021

Asnjë ditë punë, por shikoni sa para ka në llogari Endriti djali i Hashim Thaçit

 

Endrit Thaçi në media njihet më shumë si djali i presidentit Hashim Thaçi se jo që ka ndonjë pozitë apo aktivitet me ndikim, shkruan GazetaBlic.Djali i Presidentit Thaçi, Endriti edhe pse nuk punon askund ka rreth 13 mijë euro para të gatshme në bankë.Fëmija i vetëm i Hashimit dhe Lumnie Thaçit është vetëm 20-të vjeçar, por në llogarinë e tij mund t’i shihni me mijëra euro çdo vit.

Për momentin, ai ka në xhirollogari 13 mijë e 500 euro.

Endrit Thaçi, bën një jetë luksoze edhe pse nuk e bën publike në media.Vite më parë ai ishte fëmijë dhe vizita e tij më e largët e tij ishte në Burojë të Skenderajt, tashmë shtete si Zvicra, Gjermania, Franca, Turqia, SHBA-të, Italia e Austria janë kthyer në destinacione ku ai i kalon pushimet çdo vit.

Më poshtë mund të shihni paratë që djali i presidentit mban në konto, pra 13 mijë e 500 euro.

0 Komentues: