Një person ka raportuar dje në Polici gjatë ditës se vëllau i tij është gjetur i vetëvarur në litar në shtëpinë e tij te rruga “18 Qershori” në Skënderaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta në polici, policia dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Gjithashtu, të njëjta burime bëjnë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, gjersa rasti po vazhdon të hetohet.
0 Komentues: