Monday, 15 February 2021

Thaçi nga Haga i drejtohet me letër popullit të Kosovës!

 

I nderuari populli im i dashur!

Unë biri yt Hashim Thaçi, po të drejtohem në këto momente vendimtare për Kosovën, pengone zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër.

Siç e dini unë si i ri, u përfshiva në aktivitetin më madhor të çlirimit të atdheut dhe për këtë jam krenar.

Nga kjo rrugë nuk u ndala për asnjë moment, sepse unë kisha një vizion që deri në frymën e fundit të luftoi për çlirimin e Kosovës, nga okupimi dhe fashizmi serb.

Unë isha i ri për nga mosha dhe në fillim isha fund e krye kundër lëvizjes paqësore të ish presidentit Rugova.

Nuk e mohoj e kam luftuar Rugovën me të gjitha mjetet, sepse isha edukuar me një ideologji që duke u vetëdijësuar, e vërejta se isha plotësisht në anën e kundërt të historisë.

Ju e dini po ashtu që unë me ish presidentin Rugova i afruam qëndrimet dhe në fund u pajtuam për gjërat madhore.

Shprehu keqardhje që e pata akuzuar si tradhti, shkuarjen e tij te krimineli Milosevic në Beograd.

Unë në karrierën time politike e trashëgova Rugovën në postin e presidentit të Kosovës.

Nuk më dhimset djersa që kam derdhur për Kosovën, sepse çlirimin nga pushtuesit serb e kishim një ëndërr, që shumë breza tonë e kanë paguar me jetë.

Më kuptoni se jemi një vend në tranzicion, prandaj vështirësitë duhet kuptuar edhe me mirëkuptim.

Të kthehemi në retrospektivë para lufte dhe të shikojmë ku jemi sot. Ndryshimi është si nata me ditën, por ne duhet të jemi optimist dhe të shikojmë përpara.

Jam po ashtu i vetëdijshëm se kemi pasur korrupcion dhe keqpërdorime, po më besoni se me të gjitha forcat e mia i kam luftuar këto dukuri.

U bë si u bë, unë sot jam pa fuqi politike dhe ndodhem në Hagë, po me mendje jam në Kosovë te populli im, për të cilin aq shumë kam sakrifikuar.

Unë jam i vetëdijshëm se një pjesë nga ju, sot më akuzoni për dështimet dhe tradhti. Të më besoni unë ju arsyetoi sepse zhgënjimi në ne komandantët e luftës është i madh.

Ndoshta do të ishte më e arsyeshme, që pas përfundimit të luftës të orientoheshim në kuadro profesionale, kurse ne ta gëzonim rolin e heronjëve të luftës. Kur i mendoi të gjitha këto sot them me vete : lakmia, po e poshtër qenka.

E urrej veten, sepse nuk i harmonizuam qëndrimet në konferencën e Osllos dhe në luftë të ishim tok, siç këtë e kishte arritur kolosi ynë Gjergj Kastrioti.

Për të arritur marrëveshje me Serbinë kam qenë i angazhuar maksimalisht dhe për një projekt të tillë kisha angazhuar kokat më të mençura të kombit tonë, siç janë Qosja dhe Edi Rama.

Unë nuk kërkova koncenzus nga ju i dashur populli im, sepse i kisha parashtruar detyrë vetes, ta ktheja Luginën në gjirin e Kosovës.

Tash kur u afrua dita e zgjedhjeve kam një lutje për ty, i dashuri populli im. Mendoni kujt po ia jepni votën dhe mos i lejoni marksist – leninistat në krye me Albin Kurtin ta drejtojnë Kosovën për të cilën ne dham viktima.

Derisa isha president luftova me mish e shpirt që Kurti mos të mbetet kryeministër. Unë nuk e mohoj se kam qenë Enverist i flaktë, po më besoni Kurti ma tejkalon në këtë drejtim.

Rugova tërë jetën e tij ia kishte kushtuar marrëdhënieve me SHBA, unë po ashtu e vazhdova me bujari atë rrugë, kurse po i fitoi zgjedhjet Kurti, nuk mund ta paramendoi në cilin drejtim do ta orientoi Kosovën.

Lutja ime përfundimtare do të ishte: nëse nuk doni ta votoni PDK atëhere së paku t´ia jepni votat Isa Mustafës.

Për fund, e përshëndes qëndrimin e kryeministrit Hoti për diasporën, sepse ata janë fund e kry Albinista.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar.

I juaji deri në amshim, Hashim Thaçi.

0 Komentues: