Saturday, 13 February 2021

Njoftim i Rëndësishëm për Mërgimtarët që marrin ndihma Sociale në ZVICËR…

 

Një ligj i ri kërcënon të huajt me humbjen e lejes së qëndrimit nëse varen nga ndihma sociale. Aleanca “Varfëria nuk është antiligjore” ben beteje me këtë ligj

Ligji i ri për të huajt dhe integrimin (AIG) ësjhtë në fuqi për dy vjet ndërsa paragrafët e tij ua vështirësojnë jetën atyre që edhe ashtu janë goditur rëndë, njerëzve që, pa fajin e tyre, varen nga ndihma sociale.

AIG parashikon të ashtuquajturën ulje të statusit, shkruan blick.ch. Kështu, zyrat kantonale të migracionit duke u bazuar në të, kanë mundësinë e shndërrimit të lejes të qëndrimi të përhershëm pesë vjeçare (Viza C) në lejen B, për shembull. Kjo e fundit, siç dihet, duhet të rinovohet çdo vit.

Shfrytëzimi i ndihmave sociale është një kriter që, sipas AIG, justifikon uljen e shkallës së statusit të të huajve në Zvicër. Në raste ekstreme, ekziston madje edhe rreziku i dëbimit nga vendi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një numër rastesh në të cilat marrja e ndihmës sociale pa fajin e tyre ka çuar në ulje të shkallës së statusit ose madje edhe në humbjen e lejes së qëndrimit”, thotë Noémi Weber, dreejtuese e Zyrës Zvicerane të Vëzhgimit për Azilin dhe të Huajt (SBAA).

Si shembull ajo tregon rastin e një ndërtimtari 60-vjeçar të skelave nga Portugalia, i cili ka humbur punën pas dymbëdhjetë vjetësh. Si njeri me shëndet jo të mirë ai nuk mund të gjejë më punë të re dhe kështu detyrohet të marrë ndihmë sociale. Për pasojë, Zyra e Migracionit i revokon lejen e qëndrimit. Një apel i bërë me kohë anulon vendimin në kohën e duhur.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), kantonet kanë kryer 313 ulje të statusit të të huajve që nga viti 2019. Por, shfrytëzimi i ndihmave sociale nuk është gjithmonë faktori vendimtar; mungesa e aftësive gjuhësore ndodh të jetë gjithashtu njëra nga arsyet.

Sidoqoftë, “dënimet me ulje të shkallës së statusit të të huajit, janë shumë të përhapura”, thotë Noémi Weber, trasnmeton albinfo.ch. “Megjithatë, autoritetet zakonisht nuk i prezantojnë arsyet për këtë”.

Kështu që shpesh duhet bërë kërkim në errësirë.

Deputetja nacioanle Samira Marti (27, PS) bën thirrje për një iniciativë parlamentare që të mos bëhen ulje të statusit për të huajt që kanë jetuar gjatë dhe në mënyrë të pandërprerë në Zvicër.

“Ne po flasim për njerëz që kanë lindur këtu ose që kanë jetuar, punuar dhe paguar taksa këtu për dekada”, thotë Marti, përcjell albinfo.ch. “Nëse nuk jeni me fat dhe sëmureni, keni një aksident ose humbni punën, ju rrezikoni të dëbohenu nga shtëpia (vendi) juaj”.

SP, SBAA dhe sindikata Unia kanë themeluar aleancën “Varfëria nuk është krim”. Ky bashkim prej 65 organizatash i ka bërë kërkesë Parlamentit të heqë dorë nga ashpërsimi i përmendur.

Por duket se tendenca po shkon në drejtim tjetër. Së shpejti pritet të hapet procesi i konsultimit për ashpërsimin e gjendjes për njerëzit nga vendet e treta.

0 Komentues: