Sunday, 14 February 2021

Njoftim i Rëndësishëm/ Ndalese qarkullimi në këto rrugë…

 

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende, transmeton Alsat.

Ne të gjithë territorin e vendit vërehen reshje të dëborës me intensitet të ndryshuar të shoqëruara me erë veriore.

Per shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit. Në gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut.

Që nga ora 00:45 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Ohër, përmes rrugës malore Preseka, ndërsa që nga ora 21:55 e mbrëmjes së djeshme për të njëjtat automjete është vendosur ndalesë edhe në rrugën Resnje-Ohër, përmes rrugës malore Bukovo.

Prej mbrëmjes së djeshme, respektivisht prej orës 19:30, ndalesë për kamionë është vendosur edhe në rrugën Dibër-Strugë dhe anasjelltas.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda që nga dita e djeshme ka edhe për rrugët: Manastir-Resnje, përmes rrugës malore Gjvato, për rrugën Makedonski Brod-Prilep, përmes rrugës malore Barbaros. Kamionët nuk mund të qarkullojnë edhe në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa makinat e thjeshta detyrimisht duhet të kenë pajisje dimërore.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe për rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës dhe për rrugën Mavrovë-Dibër.

0 Komentues: