GJERMANI- Anxhela Merkel, ka folur në lidhje me hapat që duhet të hedh vendi për menaxhimin e pandemisë.
Simbas Reuters, Merkel ka thënë se deri në prill vendi do të ketë mjaftushm vaksina sa do ta ketë të vështirësi në menaxhimin e përdorimit të tyre.
“Shteti Gjerman do të ketë vështirësi në përdorimin e të gjitha vaksinave COVID-19 në dispozicion në Prill,”-ka thënë ajo.
Gjithashtu, Merkel ka shtuar se do të ketë lehtësim të masave, vetëm në rast se në një javë evidentohet një rënie e infektimeve deri në 35 për 100,000 banor.
“Per hapin, ne duhet të jemi të kujdesshëm nëse qëndrojmë të qëndrueshëm nën 35.
Kur të kemi hapur dyqane dhe të jemi … të qëndrueshëm nën 35 për dy javë, atëherë mund të shqyrtojmë hapin tjetër,”-ka thënë ajo.
Qe nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,321,215 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 64,513 pacientë.
0 Komentues: