Saturday, 13 February 2021

MERKEL Befason me fjalët për Popullin në Gjermani pas Vendimit të ri për Bllokim…

 

Pas takimit me udhëheqësit e qeverive rajonale, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vazhdimi i masave të izolimit është ekzistencial për luftën kundër pandemisë.

Por, ajo pranoi se numri i rasteve të reja me Covid-19 në ekonominë më të madhe evropiane ka rënë pas më shumë dy muajve të mbylljes së shkollave dhe shumicës së dyqaneve, shkruan Reuters.

“Kur e shikojmë këtë zhvillim, mund të jemi mjaft të kënaqur”, tha ajo para gazetarëve.

Mirepo, Merkeli u bëri thirrje gjermanëve që të jenë të durueshëm për shkak të rritjes së frikës rreth varianteve më ngjitëse të virusit.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që është në duart tona në mënyrë që të mos përfundojmë duke bërë hapje e mbyllje të njëpasnjëshme”, tha kancelarja gjermane…

Duke shtuar me fjalet e rendesishme per popullin ne gjermani, se periudha deri në mesin e marsit është ekzistenciale dhe shum e rendesishme për menaxhimin e pandemisë në Gjermani.

Simbas sistemit federal gjerman, republikat rajonale kanë kompetenca të konsiderueshme dhe disa prej tyre në të kaluarën janë larguar nga vija e qeverisë qendrore dhe i kanë lehtësuar disa masa.

Në takimin e Merkelit me udhëheqësit rajonalë u arrit marrëveshje që shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të jenë të parat që do të rihapen gradualisht. Megjithatë, për këtë gjë do të vendosin rajonet veç e veç.

0 Komentues: