Sunday, 14 February 2021

Mërgimtari Shqiptar gjen çantën me 9000 franga në Zvicër, e Pabesueshme çka ndodhi pastaj…

 

Eduart Latifi e gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten që lamë pas. Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premtën e zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe.

“Une menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimt në të. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të.

Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte atë në të njëtin vend. Më pas u nisa në polici dhe e dorëzova çantën”, ka thënë kosovari.

Latifi që bëri gjestin shembullor ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish për këtë gjest. Policia e kantonit të Thurgau e ka konfirmuar rastin.

“Pronari i çantës së kuqe është një grua e moshuar. Ajo ishte në gjendje të identifikonte veten si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

0 Komentues: