Policia ka vënë në pranga një shqiptar të cilit i janë kapur 82 kg “bar” në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni i autoriteteve greke në bashkëpunim me atë të Filatit është realizuar në aksin Igumenicë-Janinë.
Një sasi kishte kaluar kufirin e gjelbër në Janinë dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke.
Mësohet se brenda mjetit që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili u arrestua, u gjetën dhe u sekuestruan 23 pako me 82 kg 650 gram m a r i j u a n ë .
Policia greke nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit, apo se nga cilin vend synonte të mbërrinte malli.
0 Komentues: