Monday, 15 February 2021

Ky ishte emri që e propozoi sot Isa Mustafa si pasardhës të tij në LDK

 

Isa Mustafa ka bërë të ditur zyrtarisht se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së dhe se pritet që të thërras mbledhje të re të Kuvendit të partisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë që ishte me dyer të mbyllura.

Por një burim i “Bota sot” brenda kryesisë së LDK-së, i ka thënë gazetës se pas vendimit që mori Mustafa, ai propozoi Kujtim Shalën si pasardhës të tij në parti.

“Ai na tha që unë po e marrë përgjegjësinë e plotë dhe po jap dorëheqje. Tha se nëse i lejohet të jap një propozim, do ta jap emrin e Kujtim Shalës. Sigurisht që kryetari i ri do të zgjidhet me vendim të Këshillit të LDK-së. Të shohim tash se si do rrjedhin gjërat”, ka thënë ky burim për “Bota sot”.

Emra të tjerë për të parin e LDK-së janë Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.

0 Komentues: