Monday, 15 February 2021

Këta janë emrat e dy kandidatëve kryesorë për kryetar të ri të LDK-së

 

Brenda LDK-së, burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë pasardhës të tij në pozitën e kryetarit.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

0 Komentues: