Saturday, 13 February 2021

ITALI/ Policia arreston 2 Shqiptarë, Ja detajet…

 

Dy shqiptarë janë mes 9 të arrestuarve në Katania të Italisë, si pjesë e një grupi të rrez ikshëm që operonte në shitjen e lëndëve , mjeteve per qitje dhe të përfshirë në vepra të tjera te renda.

Policia italiane bën me dije se në pranga ka rënë 35-vjeçari shqiptar Beshir Doraci, me origjinë nga Vlora,

I cili luante rolin kryesor të furnizimit me sasi të mëdha “bari” që më pas shpërndahej në Itali por edhe shtete të tjera europiane.

Rreth një vit më parë, si pjesë e këtij grupi është arrestuar edhe Leonard Xhafa, i njohur me pseudonimin “Leo”, rreth 30-vjeç dhe me banim në Pulia. Ai së bashku me Doracin tregtonin rreth 150 kil ogram “bar” çdo muaj.

Dy shqiptarët konsiderohen si anëtarë të përhershëm të kësaj organizate italiane, dhe kishin vite që kryenin aktivitetin , bëjnë me dije autoritet italiane.

Gjatë arrestimeve dhe bastisjeve masive nga karabinierët u sekuestruan sasi të mëdha m u n i c i o n e, nga me te ndryshmet.

0 Komentues: