Wednesday, 3 February 2021

‘Gjyqtari e pyeti sa fëmijë i ki, përgjigja e tij ishte vaji’

 

vokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka folur për seancën e sotme të mbyllur që u mbajt sot.

Ramiz Krasniqi në “Frontal” të “T7” tregoj se çka ndodhi në seancë, transmeton Indeksonline.

“Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në seancë, ku Gjyqtari e pyet Skenderin sa fëmijë i ki. Përgjigja e tij ishte vaji.”

“Krejt çka ka më ka thënë është se v rasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale.”

“Aksidentalisht ka qenë v rasja, pasi që Skenderi ka qenë me Albertin tërë ditën me të.”

“Skender Krasniqi dhe Albert Krasniqi janë babë e bir, por raportet janë më të thella. Kanë qenë shumë shokë. Alberti i ka treguar çdo hall Skenderit.

“Alberti ka pasur shumë halle, jo vetëm për shkak të tij, por edhe për shkak të shokëve të tij. Çdo problem i shokëve të tij, është zgjedhur përmes Albertit.”

“Alberti ka qëndruar, aq sa e di, në banesën e vet. Kohët e fundit ka qëndruar bashkë me Skenderin.”

“Skender Krasniqi më ka telefonuar menjëherë pas rastit. Megjithëse se unë jeton jashtë Prishtinës, ai vetëm se kishte shkuar në stacion. Më ka thënë eja shpejt se ka ndodhë diçka me Albertin.”

“I vetmi komunikim për këtë vepër është se e kam v rarë aksidentalisht. “

“Me të thënë të drejtën, nuk kam dashur ta lodhë Skenderin(në lidhje se si ka ndodhur v rasja). Krejt çka ka thënë Skenderi është se e kam v rarë aksidentalisht.”

“Seancat janë të mbyllura në këto raste. Nuk e ka këtë mundësi që të komunikoj me telefon”, tha ai./Indeksonline

0 Komentues: