Saturday, 13 February 2021

EXCLUSIVE/ Ndryshime të reja, GJERMANIA merr Vendimin drastik

 

Qeveria Gjermane ka vendosur mbylljen e kufijve me Republikën Çeke dhe rajonin austriak Tirolin, zona këto me normë shumë të lartë infektimi të mutacioneve të reja të Covid-19.

Ishte ministri i Brendshëm Horst Seehofer ai i cili bëri me dije për të përditshmen gjermane se vendimi pritet të hyjë në fuqi mbrëmjen e së dielës, me disa përjashtime që janë aktualisht në diskutim.

“Tiroli dhe rajonet çeke në kufi me Gjermaninë do të klasifikohen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e reja të virusit britanik dhe atij të Afrikës së Jugut”, tha Seehofer.

Kështu, udhëtarët që vijnë nga zona të caktuara të Austrisë ose Republikës Çeke do të duhet të paraqesin para autoriteteve testin negativ të koronavirusit për të hyrë në Gjermani.

Ndërkohë që nuk është ende e qartë për sa kohë do të zgjasin kontrollet kufitare.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Soeder, shteti i të cilit kufizohet me Austrinë dhe Republikën Çeke, deklaroi se në rast të një veprimi të tillë nga qeveria federale, Bavaria do të kërkojë leje për të ngritur “pika kufitare” ku udhëtarët që nuk paraqesin një test negativ për Covid-19 do të kthehen prapa.

Tashmë në listën e kufizuar të Gjermanisë përfshihen vende si Britania, Afrika e Jugut, Brazili dhe Portugalia, të gjitha vende nga të cilat udhëtimet më të mëdha u ndaluan në fund të Janarit.

Këto kufizime nuk prekin gjermanët që jetojnë në ato vende, shtetasit nga ato vende që jetojnë në Gjermani, si dhe udhëtarët tranzit ose trafikun e mallrave.

0 Komentues: