Saturday, 13 February 2021

Çfarë do të ndodhë me Dasmat në vitin 2021 ? Informacionet të Rëndësishme…

 

Shfuqisim të menjëhershëm të urdhëresës për organizimin e dasmave dhe miratim të protokollit për punë, këtë e kërkojnë pronarët e restoranteve të dasmave.

Neqoftse qeveria nuk i dëgjon kërkesat e tyre, ata javën tjetër do të organizojnë protestë masive. Dasma, pagëzime dhe ditëlindje të organizohen pa muzikë të gjallë por me protokolle që vlejnë për objektet hotelierisë.

Ne si restorante, jemi objekte të kategorizuara për ngjarje të organizuara, ne kemi kapacitete dhe hapësira të mëdha, dhe mundësi për të realizuar ngjarje të organizuara…

Ku do të respektoheshin të gjitha protokollet e miratuara dhe sipas të cilave tashmë funksionojnë – deklaroi Perica Golomeiq, Oda Turistike-hotelerike.

Sipas tyre, ndihma financiare nga shteti është shumë e vogël që bizneset e tyre të mbijetojnë, dhe me hapjen e tyre do të ketë shpresë edhe për veprimtaritë që bashkëpunojnë me ta, fotografë, luleshite, parukierë, ëmbëltore, etj.

Gjendja po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, të gjithë duhet ta kuptojnë që ne nuk funksionojmë, por paguajmë rroga, paguajmë qira, këste, energji elektrike…

Paguajmë të gjitha detyrimet rrjedhëse dhe nuk kemi shtyrje të këtyre harrxhimeve.

Çdo muaj jemi në krizë gjithnjë e më të madhe dhe nëse nuk kapim hapin nuk kemi rrugëdalje – tha Martin Angelovski, Oda turistike -hotelierike.

Aktualisht në vend ka 135 restorante të kategorizuara për organizimin e këtij lloji festimesh.

Shumë të sapomartuar vitin e kaluar anuluan dasmat e tyre për këtë vit, por ka edhe shumë qytetarë të interesuar që pyesin se kur do të hapen restorantet, thonë nga Oda.

0 Komentues: