Saturday, 13 February 2021

Bëni Kujdes !! Ja çfarë është duke ndodhur në Maqedoni, Flasin nga Policia…

 

Sipas raportimeve të policisë së Tetovës, veturat apo automjetet e ndryshme që vidhen në këtë qytet, shfrytëzohen nga hajnat për të kryer ndonjë vjedhje

Urim HASIPI

Tetovë, 10 shkurt – Edhe këtë vit vijon vjedhja e automjeteve në rrugët e Tetovës. Ndonëse deri më tani autoritetet e sigurisë në këtë qytet kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për grup të organizuar që vjedhin automjete, megjithatë herë pas here kjo dukuri shfaqet. Së fundmi një banor i Tetovës ka denoncuar se i është vjedhur vetura gjatë ditës së hënë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Tetovës. “Pesëdhjetenjë vjeçari me iniciale B.K. nga Tetova, të hënën në ora 7:40 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ka raportuar se një ditë më parë persona të panjohur i kishin vjedhur automjetin e tij ngarkues “Ford Courier” me targa të Tetovës, të cilin e kishte parkuar në rrugën “107″ në Tetovë me çelësat në bravë.

Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e rastit” njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Nga ana tjetër, zakonisht sipas raportimeve të policisë së Tetovës, veturat apo automjetet e ndryshme që vidhen në këtë qytet, shfrytëzohen nga hajnat për të kryer ndonjë vjedhje dhe më pas të njëjtat lihen në rrugë sërish.

Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë rikujton dhe në të njëjtën kohë paralajmëron se disa pronarë të automjeteve në rajonin e Pollogut i lënë automjetet të pasigurta, gjegjësisht me çelësat brenda në automjet.

Me këtë, hajnat e kanë shumë të lehtë që të marrin veturën dhe të kryejnë vjedhje. “Kjo i bën automjetet një ‘pre’ shumë tërheqëse për vjedhësit.

Kjo, veçanërisht nëse automjetet lihen në rrugë të pa ndriçuara, rrugë anësore dhe jo të frekuentuara dhe për këtë shkak, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bën apel pronarëve të tyre që t’u sigurojnë atyre pajisje cilësore para se të largohen dhe t’i mbyllin ato”, thotë zëdhënësi Rexhepi.

Gjithashtu, pronarët e automjeteve sugjerohen që të mos lënë gjësende me vlerë në veturë. “Po ashtu kërkohet që të mos lihen laptopë, celularë, komplete, syze dielli, pajisje lëkure dhe sende të tjera me vlerë në sediljet e automjeteve, të cilat mund t’i joshin shumë hajdutët dhe t’i inkurajojnë ata të depërtojnë me forcë”, thotë ai.

Sipas një raporti të mëhershëm të policisë, gjatë tre viteve të kaluara në rajonin që mbulon ky sektor, gjithsej janë vjedhur 73 automjete.

Rastet e vjedhjes së veturave ishin rritur dukshëm në vitin 2018, ku gjithsej ishin vjedhur 42 vetura, kurse 39 prej tyre ishin gjetur dhe kthyer pronarëve, kurse 3 automjete të vjedhura ende janë në kërkim.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë vazhdimisht realizon aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet e rënda në shtëpi, banesa dhe automjete, të cilat janë vendet më të zakonshme ku kryhen vjedhje të tilla. (koha.mk)

0 Komentues: