Sunday, 14 February 2021

Befason Sondazhi i fundit: Ja sa Mandate merr Lëvizja VETEVENDOSJE!

 

Anketa e realizuar nga AlbanianPost, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për levizjet e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.

BatonHaxhiu, që e ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 thotë se margjina e gabimit mund të jetë 1.5%.

Simbas Sondazhit Vetevndosje merr 51.3%, LDK 15.5%, PDK 13.2%, AAK 5.5%.

NismaSocialdemokrate mbetet nën prag sipas këtij sondazhi me vetëm 1.8 për qind.

Numer mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind. Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.

Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë i shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.

Në bazë të këtyre shifrave LVV do të merrte 58 mandate, LDK 18 mandate, PDK 16 mandate derisa AAK 8 mandate.

Po sipas këtij sondazhi, Albin Kurti me 51% është lideri më i preferuar, i pasuar nga Hoti me 15.6% dhe Hoxhaj me 12.7%.

E përkthyer në deputetë, VV’ja merr 58 deputetë, ndërsa LDK 18, e PDK 16 sosh.

0 Komentues: