Friday, 29 January 2021

Pas ndarjes nga jeta reagon edhe vëllai i vetëm i Albert Krasniqit

 

Ngjarja e mbrëmshme në Prishtinë ktheu vëmendjen e plotë tek familja Krasniqi.

Albert Krasniqi la pas vetes një vajzë, nga martesa që pati me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

Sot kur edhe do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan, padyshim se më të rëndë dhimbjen do ta kenë të gjithë familjarët e miqtë e tij.

E pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli, transmeton lajmi.net.

Yll Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, e cila udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’.

Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi.

Poashtu i njëjti njoftoi edhe për varrimin e vëllait të tij, që bëhet pasditen e sotme.



0 Komentues: