Friday, 29 January 2021

Arrestohet një polic i Kosovës për keqtrajtim të një personi

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se kishte kryer keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Siç ka njoftuar IPK-ja, rasti është regjistruar pas sigurimit të një video-incizimi.

Zyrtari policor i arrestuar është punonjës në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Polici është suspenduar nga detyra.

0 Komentues: