Tuesday, 23 June 2020

Urime Maqedonia Veriore hap kufijte me kete date..


Të dashur bashkëatdhetar, Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt sot ka sjellur vendim:
Hapen të gjithë kufijtë për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qytetarët e huaj pa pasur nevojë për PCR test dhe pa vetëizolim 14 ditor (karantinë).
Vendimi hyn në fuqi nga data 26.06.2020 e Premte.
Të gjithë bashkëatdhetarëve që do të udhëtojnë për në vendlindje ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe njëherit apelojmë për respektim maksimal të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga virusi Covid 19, e gjithë kjo për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Lutemi për durim dhe disciplinë sepse vetëm bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë të përbashkët.
#kujdesemipërmërgimtarët

0 Komentues: