Monday, 15 June 2020

Sot hapën kufijtë disa vende të Europës : Mësoni cilat janë ato dhe cilat do të hapen me 1 Korrik


Disa vende të BE zyrtarisht nga sot kanë hapur kufijtë por disa me masa dhe kufizime.

Në Europë tashmë kufijtë për të gjitha vendet i kanë hapur Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe Kroacia. Po ashtu edhe Suedia me Luksemburgun që ishin dy vendet e vetme në BE që nuk i mbyllën kurrë kufijtë.

Çekia nga ana tjetër ka rihapur kufijtë por nuk lejon qytetarët nga Belgjika, Portugalia, Suedia dhe Britania e Madhe.
Greqia ka hapur kufijtë turistikë brenda për brenda BE, madje lejon edhe udhëtime nga Australia, Zelanda e Re apo Japonia dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë më parë Italia i hapi kufijtë që më 3 qershor, Polonia më 13 qershor.

Spanja do të hapë më 21 qershor kufijtë për BE edhe pse turistët gjermanë po lejohen të vizitojë ishujt lindorë balerikë. Për Portugalinë Spanja do i hapë më me vonesë kufijtë, më 1 korrik, do t’iu luteshim te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE

0 Komentues: