Sunday, 21 June 2020

Rrahje në LDK, simpatizantët e Vjosës (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së këtij subjekti politik.
Mustafa e ka bërë këtë përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku ka kërkuar votimin për shkarkimin e Osmanit.
Mustafa, në letrën dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, i ka uruar ata për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Më tej në letër ka përmendur se tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër Qeverisë, kurse në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kun dërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni njofton bota.live
Mustafa ka thënë se Osmani vazhdoi publikisht me kun dërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.

0 Komentues: