Monday, 15 June 2020

Një tërmet shumë i fuqishëm godet vendin, ka të lënduar


Vendi është goditur nga një tërmet shumë i fuqishëm.

Një tërmet me magnitudë 5.7 e ka goditur provincën Bingol që ndodhet në lindje të Turqisë, kështu duke shkaktuar rrëzimin e një kulle ushtarake dhe lëndimin e tre personave.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, shkruan Reuters.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të provincës Bingol.

Ministri Soylu përmes Tëitter-it ka njoftuar se një roje e sigurisë kishte ngecur nën rrënojat e kullës së vëzhgimit, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

0 Komentues: