Monday, 15 June 2020

Kufijtë Tokësorë ne Kosove hapen nga kjo date...

Qeveria e Kosovës ka votuar që më 22 qershor të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, gjatë prezantimit të tij ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor.

“Kërkesa e MSH-së konsiston të plotësohet të ndryshohet pika e pestë e qeverisë, në të cilën ne paraprakisht kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më parë dhe është parë e domosdoshme që për shkak të fluksit të madh i qytetarëve që të hapen edhe pikat e tjera, Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. MSH-ja parasheh që gradualisht të hapen edhe pikate tjera kufitare.

Ajo çka kisha dashur që ju kisha lutur që të jetë e përcaktuar që ky vendim të hyjë në fuqi më 22 qershor të këtij viti”, deklaroi Zemaj, raportojnë mediat kosovare.

Zemaj po ashtu kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit.

Ai po ashtu theksoi se gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe manuale për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit, manual ky i cili, sipas Zemajt, do të zbatohet në përpikëri nga të gjitha institucionet, qofshin shtetërore apo ato private, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu Zemaj kërkoi nga kryeministri Hoti që mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës të mbahen në një sallë tjetër, e cila edhe mundëson të ketë distancë të mjaftueshme.

Theksojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdar dhe Jarinjë.

0 Komentues: