Sunday, 21 June 2020

Ja çka po ju ndodh çdo udhëtari në kufirin Kosovë-Shqipëri

Edhe këtë vikend, kosovarët zgjodhën që ta kalojnë në Shqipëri. Por sot kur edhe po kthehen, detyrohen të presin gjatë në pikën kufitare në Morinë. Qindra vetura të kosovarëve po presin në kolonën një kilometërshe që është krijuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, raporton Indeksonline. Kolona në fjalë është krijuar për shkak se pala kosovare në pikën kufitare po kontrollon temperaturën trupore të çdo udhëtari.
Me të hapur pikat kufitare është shtuar edhe fluksi i qarkullimit në pikat kufitare me Shqipërinë, edhe pse në fakt rre ziku i virusit COVID-19, nuk ka kaluar.

0 Komentues: