Sunday, 21 June 2020

Edhe një përçarje në LDK!

Tash,iu hap dera që Avdullah Hoti,së shpejti ta trashëgojë mentorin e tij,Isa Mustafën në postin e kreut të LDK-së.Kjo për faktin se ky i fundit pos që e propozoi Hotin për kryeministër,të njëjtin sot(shtunë) e propozoi edhe për nënkryetar të LDK-së,pas shkarkimit të Vjosa Osmanit,nga Këshilli i Përgjithshëm,me propozimin e Mustafës.

Arsyetimi i këtij të fundit për shkarkimin e Osmanit është se ajo doli kundër qëndrimeve të LDK-së,duke mos e votuar qeverinë e kryeministrit aktual Avdullah Hoti.Megjithatë,rezultati i votimit elektronik tregon se nga 123 anëtarë sa ka Këshilli i Përgjithshëm,53 nuk e kanë dhënë votën pro shkarkimit të Osmanit.Kjo tregon se ajo ka pas vetes gati gjysmën e anëtarëve të KP të LDK-së.

Pra,ky është një sui generis(i veçantë,i liderit aktual të LDK-së.

Sepse,sa më mban kujtesa,as në kohën e Ibrahim Rugovës,nuk ka ndodhur që në këtë mënyrë të shkarkohet ndonjë zyrtar nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së.

Kujtojmë se krizat brenda LDK-së nuk kanë qenë të rralla në vitet e funksionimit të saj si parti,dhe ato shpesh kanë qenë për javë e muaj temë debatesh në publik.

Në nëntor 2006,partia ishte ndarë në dysh në Kuvendin e karrigeve pas mosmarrëvrshjeve brenda saj rreth drejtimit të LDK-së pas vdekjes së liderit të deriatëhershëm,Ibrahim Rugova.

Po ashtu,edhe në vitin 2016 LDK-ja kishte përjetuar një krizë kur Vjosa Osmanit nuk iu lejua të kandidojë për kryetare të partisë.

0 Komentues: