Thursday, 21 May 2020

Zyrtare: Ja si hyhet dhe si kalohet kufiri për Diasporën


Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Serbisë vendosi të pranojë rekomandimet e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit, në mënyrë që nga nesër 22 maj, nuk është më e nevojshme të bëhet test negativ për koronavirusin por as nuk nevojitet leje e veçantë si për vendas ashtu edhe për për shtetasit e huaj për të hyrë në Serbi.

Gjithashtu, kushdo që hy në Serbi nuk ka më nevoj të izolohet pas mbërritjes në Serbi.

Të gjithë personave që hyjnë në territorin e Serbisë do t’u jepen paralajmërime shëndetësore duke i njoftuar se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende është në qarkullim, si dhe mënyra për të parandaluar infeksionin, por testi i detyrueshëm negativ nuk është më i nevojshëm, e as izolimi.

0 Komentues: