Thursday, 7 May 2020

VENDIM/TË ARDHURIT NGA JASHTË DO TË QËNDROJNË NË KARANTINË VEÇ KAQ DITE


Tash e sa javë, Qendra e Studentëve në Prishtinë është kthyer në karantinë.

Shtetasit kosovarë të ardhur nga jashtë, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë janë izoluar brenda konvikte për 14 ditë të plota, ku më pas të njëjtit janë testuar për COVID19.

Indeksonline merr vesh se tani e tutje rregullat do të ndryshojnë, personat që vijnë nga shtete të ndryshme në Kosovë, do të karantinohen vetëm 7 ditë.

Kujtojmë që, që nga e diela e kaluar ka pasur edhe polemika e reagime të shumta në lidhje me karantinën, pasi që pikërisht nga konvikti numër 7 një 26 vjeçar nga Livoçi i Gjilanit kërceu nga kati i pestë, e vdekja e tij është ende mbetet enigmë.

Në vazhdimësi pati edhe tensione, pasi që sipas personave që po qëndrojnë brenda konvikteve, po ka dalje masive, e të njëjtit kanë kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë.

0 Komentues: