Friday, 1 May 2020

Pejë, arrestohen shoferët e kamioneve me fotot e Putinit dhe Karaxhiqit

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës kanë qarkulluar dy maune, njëri me foton e presidentit rus, Vladimir Putin, e tjetri me fotografinë e shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.Ai ka thënë se vozitësit janë dërguar në stacionin policor.

“Po, sot pasdite janë ndaluar dy maune nga zyrtarët policorë të Pejës. Vozitësit janë dërguar në Stacion Policor”, tha ai.Gashi shtoi se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

0 Komentues: