Wednesday, 6 May 2020

Një person bie nga kati i katërt në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë


Një person ka rënë nga kati i katërt i një objekti në rrugën Kosturi në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

0 Komentues: