Tuesday, 12 May 2020

Nga 1 Qershori hapen kufijtë për këto shtete të rajonit


Serbia do të hap kufijtë për qarkullim të plotë të njerëzve nga 1 qershori  me katër shtete  përreth, shkruan “blic” e Beogradit, transmeton Titulli.com.

Sic thuhet në vendim e marrë se në plotëni do të liberalizohet lëvizja e lirë më Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi vende që skanë qenë vatër të koronavirusit.

Kufijtë e Serbisë për trafikun e aviacionit, hekurudhorë dhe tokësorë janë mbyllur më 20 mars për shkak të gjendjes së pandemisë me koronavirus, transmeton Titulli.com.

Ndërsa kur bëhët fjalë për hyrjen në Serbi të qytetarëve të këtij shteti, shtabi emergjent ka vendosur që testi negativ mbetet kusht për hyrje në vend dhe lëvizje të lirë.

“Nëse personi që kthehet në vend dhe nuk ka test të bërë të koronavirusit duhet urgjentisht të merret masa e vetizolimit prej 14 ditëve dhe se duhet të testohet për korona virus”, thuhet në vendimin e shtabit emergjent.

0 Komentues: