Sunday, 3 May 2020

Personi i cili u mbyt në Konvikt ishte nga...

Një 26 vjeçar ka gjetur vdekje pasi është hedhur nga kati i 5-të i konviktit.Ai eshte nga Gjilani.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

Pas konfirmimit të rastit, ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK, por që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Ndërkaq për detajet e tjera policia nuk ka dhënë sqarime.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Sapo te mesojme me shume detaje do te ju mbajme te informuar me rrespekt stafi Shqipëri O Nënë

0 Komentues: